Negociatat në mes të VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit anëtarët e shoqërisë civile po i quajnë joparimore

Anëtar të shoqërisë civile i kanë quajtur jo parimore negociatat në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që po bëhen për postin e presidentit të vendit. Ata kanë thënë se është gabim që bëhen negociata për këtë postë i cili do të lirohet në vitin 2021. Eksponent të shoqërisë civile kanë thënë gjithashtu se posti i presidentit nuk duhet të jetë pjesë e pazareve politike por postë që arrihet me konsensus të përgjithshëm. Nga ana tjetër, zyrtar të Vetëvendosjes dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë arsyetuar negociata për postin e presidentit duke thënë se bisedimet janë duke u zhvilluar për ta evituar mundësinë e ndonjë krize politike në vitin 2021, kur përfundon mandati i kryetarit aktual, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria rikthen “çmimet tavan” në formë të re mes krizës, FMN paralajmëron rënie ekonomike dhe rritje inflacioni

Vetëm pak ditë pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi raportin që sinjalizon ngadalësim të ekonomisë së …