leoni

Homeri

Ahmet Qeriqi: Homeriada, një histori unike për fatin e parashkruar të njeriut dhe të njerëzimit

Homeri (greqisht: Óμηρος – ‘Ómeros) ishte poet epik legjendar i Greqisë së lashtë. Për jetën dhe veprimtarinë e tij letrare, kritikët si në të kaluarën ashtu edhe tani kanë mendime të ndryshme qe kanë të bëjnë me dy poemat, dy veprat e mëdha artistike, Iliada dhe Odiseja, të përkthyera dhe të njohura  në tërë literaturën  dhe letërsinë e botës.

Homeri mendohet se ka jetuar rreth shek. IX para Epokës. Për datën dhe vendlindjen ka mendime të ndryshme; shkenca ka pranuar si më të mundshme Smirnën, qytet kolonial grek në Azinë e Vogël, Izmiri i sotëm në Turqi. Homeri ka jetuar shumë kohë më vonë nga koha kur ka ndodhur Lufta e Trojës dhe nga kthimi i grekëve në atdhe. Kjo do të thotë se poeti ka ditur ta shfrytëzojë mrekullisht burimin e pasur të letërsisë gojore me këngë e himne të ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bëmave të tyre, të cilat këndoheshin në atë kohë nga rapsodë të ndryshëm.

 

Është vërtetuar arkeologjikisht se poemat e tij përkundër fantazisë poetike, pasqyrojnë ngjarje të vërteta historike që kanë ndodhur shumë më parë se të krijoheshin poemat. Këto ngjarje kanë ndodhur në shekujt XIII – XII p.e.s. Të dhënat që rrjedhin nga poemat e Homerit kanë shërbyer dhe shërbejnë si burime historike për njohjen e historisë së Greqisë antike. Gjithashtu vlen për t’u theksuar se mbi figurën e Homerit janë hedhur shumë hije dyshimi te cilat vënë në dyshimi.  Por ajo qe bie më shumë në sy është diferenca artistike ndërmjet dy veprave. Përderisa Iliada është shkruar në një stil epik, Odisea paraqitet me stil lirik. Madje nga studiues të shumtë është hedhur ideja se ndoshta këto dy vepra nuk janë shkruar nga i njëjti autor. Supozohet se Homeri ka qenë i verbër por kjo bazohet vetëm në faktin që një poet i verbër, i quajtur Demodokos, reciton bëmat e Luftës së Trojës në udhëtimin e Odiseas. Homeri nuk e paraqet Demodokun e verbër si autoportret por si figure me simbol te dyfishte; se pari, poeti nuk ishte dëshmitar me sytë e tij për ngjarjet qe ai tregon, dhe se dyti, as nuk ka nevoje te bazohet tek shqisat sepse poeti e merr frymëzimin nga vetë Muzat dhe jo nga përvojat e tija. Tek Iliada, Homeri mban qëndrim asnjanës, veçse shpreh hapur simpatinë ndaj virtyteve te personazheve te veta. Ne ketë poemë, Homeri është autori dhe njëkohësisht rrëfyesi i kësaj kryevepre klasike.(Vikipedia)

Nuk ka asnjë dyshim se përpara Homerit ka gjalluar një letërsi e pasur gojore, me këngë e himne të ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bëmave të tyre. Për këtë flasin dy poemat e mëdha, vlerat e larta artistike të të cilave dëshmojnë qartë se ato janë jo fillimi, por mbarimi i përkryer i një procesi të gjatë letrar, Përpunimin përfundimtar të “Iliadës” dhe “Odisesë” në gjendjen që i njohim sot, shumica e studiuesve e çojnë në shekujt VIII-VII.  (www.letersia.fajtori.com )

Emri i Homerit është i njohur për tërë botën e qytetëruar, ndërsa dy veprat e tij “Iliada” dhe “Odiseja”, nga greqishtja, gjuha e tij amtare, janë të përkthyera në të gjitha gjuhët e botës dhe janë lexuar e lexohen  po aq sa Bibla e Kurani, mbase edhe shumë më tepër, sepse këto dy vepra letrare mësohen në pjesën dërrmuese të të gjitha shkollave të botës,

Nëse Biblën e Kuranin i konsiderojmë si veprat më të lexuara, që pa dyshim kanë ndikuar dhe kanë ndikim konstant te njerëzit kudo në botë, meqë konsiderohen si libra të shenjtë dhe u përkasin dy feve monoteiste që kanë numrin më të madh të besimtarëve në gjithë rruzullin, (është fjala për fetë që predikojnë besimin  në një Zot), Homeri ka qenë një besimtar pagan, i cili me gjeninë e tij i ka lënë botës, jo dy vepra do sido, por dy vepra të cilat kanë qenë baza e qytetërimit dhe e perceptimit,  jo vetëm letrar të botës sonë. Nga Iliada e Odiseja, zë fill letërsia, kënga e shkruar epike e lirike, drama, rrëfimi, novela dhe tërë krijimtaria artistike e botës. Është e natyrshme të besohet se edhe popujt e tjerë të lashtë kanë eposet e tyre, disa të shkruara, disa të mbajtura mend dhe të përcjella brez pas brezi, por mënyra unike e rrëfimit dhe deklarimit epik-heroik të Homerit, tejkalon të gjitha normat krijuese të popujve të tjerë, të botës, jo vetëm të asaj kohe por edhe më vonë. Para Iliadës e Odisesë nuk qëndrojnë dot Mahabharata, Ramajana, Nibelungët, Shahnamet e Persisë apo tërë literatura e vjetër.

Duke shkruar për qytetërimin grek të kohës prej Homerit deri te Aristoteli, kodifikuesi dhe gjeniu i perceptimit të zhvillimit të historisë së njerëzimit, Karl Marksi me të drejtë ka konstatuar se “Greqia e asaj kohe, për nga zhvillimi i mendimit filozofik, politik dhe për nga rendi shoqëror e shtetëror  shëmbëllen me rininë e fuqishme dhe të shëndoshë të njerëzimit”.

Homeri është “profet letrar” i njerëzimit, para  Biblës e Kur-anit

Pavarësisht spekulimeve, pavarësisht asaj, që ishte apo nuk ishte i verbër, dinte apo nuk dinte shkrim-lexim, pavarësisht banaliteteve të shkruhen se  i përkiste atij apo këtij kombi, feje e race, Homeri është “profet letrar” i njerëzimit, para  Biblës e Kuranit, ishte rrëfimtari më i madh, më i plotë, më realist, më dinjitoz, më mjeshtër, më i  thelli në perceptimin e botës së gjeneratës së njerëzve kur jetoi, ishte njeriu i parë i madh  i fjalës artistike, sepse ishte i pari që njerëzimit i mësoi epikën, lirikën  dhe heroikën e rrëfimit.

Ishte, pa krahasim   si asnjë  krijues  tjetër në botë, i kohës së tij. Kjo dëshmohet me veprat e tij, me “Iliadën” dhe “Odisenë”.

Nuk ka vepër në botë që për nga totaliteti  krijues t’i tejkalojë këtë dy vepra, ashtu sikur nuk mund të shkruhet nga asnjë vdekatar në botë vepra sikur janë shkruar dhe janë sot: Bibla e Kurani. Këto nuk mund të përsëriten, nuk mund të përsëritet as Iliada, mund të ketë surrogate, por edhe surrogati si i tillë është do të ishte  brenda korpusit krijues homerik.

Historia e qytetërimit, e artit dhe e letërsisë ka shumë emra që i krahasojmë me Homerin, por nuk di cili krijues pas Homerit mund të ketë thënë për vetën se unë krahasohem  me Homerin, apo ia kaloj atij. Këtë nuk e ka thënë, Virgjili, Dante Aligieri, nuk e kanë thënë, Servantesi, Shekspiri, Tolstoi, Dostojevski, Balzaku, nuk e kanë thënë: Tomas Mani, Markezi dhe asnjë krijues tjetër i madh nga cilido brez, apo i cilës do kohë.

Ku ka krijues në botë, përveç ndonjë sharlatani që mund të krahasohet, apo mund ta krahasojnë me Homerin.

Homerit, profetit të pakontestuar të rrëfimit poetik, lirik, epik, i përket merita e themeluesit të rrëfimit letrar, kodifikuesit dhe mbarështuesit të komunikimit letrar artistike.  Veprat e Homerit edhe sot ndriçojnë botën, mendjen njerëzore, edhe sot flasin për të mirën e të ligën, për luftërat e shkatërrimet, për heronjtë e vërtetë dhe ata të shtirurit.

Qysh prej kohës kur ai i dha botës këto dy vepra gjenialiteti i tij krijues ka mbetur i pashtershëm, sepse kundrimi dhe perceptimi që ai i bëri kohës së tij, kontradiktave shoqërore, luftërave, mërive, dashurisë dhe urrejtjes, patriotizmit, xhelozisë, mujsharisë, lakmisë së keqe për pushtim dhe shkatërrim edhe sot botën e karakterizojnë po ato të mira e të liga, po ato vlera dhe antivlera, në esencë po ato kontradikta vetëm se në një kohë tjetër, në kushte dhe rrethana më ndryshe në zhvillimin e tyre.

Homeri, i dha botës “homeriadën” dhuntinë e lindur nga Hyji, dhuntinë për ta pasqyruar botën në tërësinë e saj si program unik, uniform për nga brendia e përmbajtja, për ta pasqyruar jetën njerëzore si  program të parashkruar, si fat i mirë apo i lig, të cilin s’ mund ta anashkalojë askush, ashtu sikur nuk e kishte anashkaluar dot Laokonti, Odiseu, Agamemnoni, Menellai, Priami, Hektori, Paridi, Akili, Edipi, Jokasta, Elektra, Antigona, Llaji e qindra të tjerë. Fatit mizor të jetës nuk i kishin ikur as Sokrati, Xhordano Bruno, madje as Krishti, po ta krahasojmë  në kuptimin homerik.

Lakmia e Agamemnonit  për pushtim ka karakterizuar të gjithë mbretërit e botës pa përjashtim, ajo i karakterizon edhe sot të gjithë sundimtarët e mujsharët e botës, ata më të mëdhenjtë por edhe më  të vegjlit, secili në kandarin e vet, prej Aleksandrit, Pirros, Pizzaros deri te Hitleri e të tjerë. Trimi i çartur dhe shpërfillës i kundërshtarit, Akili, ka lënë shembuj që janë pasuar në historinë e njerëzimit. Hektori trim dhe i mençur është përsëritur në fatet tragjike të njerëzve, të udhëheqësve të urtë e të njerëzishëm  ndër më të mirë e më të dëlirë moralisht e njerëzisht. Të tillë kanë qenë Skënderbeu, Xhorxh Uashingtoni, Çe Guevara, Marco Boqari,  Adem Jashari e të tjerë.

Parisi lakmitar, i biri i Priamit dhe vëllai i Hektorit  ka lënë prapa shembuj të sundimtarëve aventurierë, të cilët me lakminë e tyre të egër kanë sjellë dhe sjellin shkatërrime në përmasa tragjike…

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …