Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë thirrje që forcat politike në Kosovë të bashkëpunojnë dhe të gjejnë kompromis për të siguruar stabilitet institucional, duke theksuar se ky është një kusht i rëndësishëm për avancimin e vendit në rrugën drejt Bashkimi Evropian. Ajo vlerësoi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe uroi kryeministrin Albin Kurti për rezultatin e arritur në zgjedhjet e së dielës, duke u bërë zyrtarja e parë nga Brukseli që reagoi pas përfundimit të procesit. Në mesazhin e saj, Kos theksoi gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën në procesin e integrimit evropian dhe në zbatimin e Planit të Rritjes. “Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur për të intensifikuar punën për integrimin evropian të Kosovës dhe për të vazhduar angazhimin lidhur me financimin në kuadër të Planit të Rritjes”, deklaroi ajo. Mesazhi i komisioneres evropiane vjen në një moment kur vendi pritet të hyjë në fazën e formimit të institucioneve të reja, ndërsa nga Brukseli po kërkohet bashkëpunim politik dhe konsensus për të përshpejtuar reformat që lidhen me integrimin në familjen evropiane.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
