Nën-komisionerja e KQZ-së, Lealba Pelinku tha se falë sistemit elektronik të identifikimit, nuk do të tolerohet asnjë rast shkeljeje

Në  periudhën para zgjedhjeve të ditës së nesërme, nën komisionerja e KQZ-së, Lealba Pelinku deklaroi se falë sistemit elektronik të identifikimit, nuk do të tolerohet asnjë rast shkeljeje. Ajo shtoi se nëse do të konstatohen raste të shkeljeve, të cilat kanë për qëllim prishjen e sistemit zgjedhor, materialet do të kalojnë në prokurori. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka implementuar sistemin e identifikimit elektronik të zgjedhësve në të gjithë qendrat e votimit të vendit, duke nisur që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Ky sistem i ka kushtuar buxhetit të shtetit afërsisht 23 milionë dollarë. Ka pasur si qëllim rritjen e standardeve në zgjedhje. Duke identifikuar zgjedhjet e rasateve të votimit shumëfishtë, dhe në më shumë se një qendër. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe 6 marsit 2022, ky sistem e ka kryer me sukses qëllimin. Duke evidentuar rastet që përbëjnë krim zgjedhor, njëkohësisht KQZ-ja i ka dërguar materialet në prokurori.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …