Nëndega e qytetit në Malishevë i tha fuqishëm PO listës për Kosovën fituese 137

Kryetari i Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka marrë pjesë në tubimin elektoral të Nismës Socialdemokrate në nëndegën e partisë në qytetin e Malishevës, ku u pritën me entuziazëm nga simpatizantët e kësaj partie.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Kastrati ka theksuar se me një pritje entuziaste e madhështore nga përkahësit tanë të secilës lagje të nëndegës së qytetit të Malishevës, na dhanë mesazhin a madh se Mazrekët, Hotët dhe të tjerët që jetojnë e veprojnë në qytet, janë bërë bashkë për fitorën tonë të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo nëndegë, si përherë do të jetë promotore e fitores dhe vazhdimi të Veprave të mëdha, që i presin dhe meritojnë qytetarët tanë, ka shkruar në facebook, kryetari Kastrati.

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës gjatë fjalimit të tij, theksoi përkrahjen masive që partia e tij po gëzon në këtë komunë, duke vlerësuar unitetin dhe vendosmërinë e banorëve për mbështetjen e listës “137 për Kosovën fituese.” Nëndega e qytetit në Malishevë i tha fuqishëm PO listës për Kosovën fituese 137.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …