Nënkampionet ballkanike priten si heroina në vendlindje

Ekipi i volejbollit për femra U-15, nga Banja e Malishevës, janë pritur si heroina në vendlindjen e tyre, pas suksesit të treguar në kampionatin ballkanik, që u mbajt në Shkup, ku janë bërë nënkampione në nivel Ballkanik. Për ti pritur pas kthimit nga Shkupi, kishin dalë strukturat më të larta komunale të Malishevës, të prirë nga kryetari Begaj, nënkryetari Berisha, drejtoresha e sportit Kryeziu-Ramaj, Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, arsimtarët e SHFMU “17 Shkurti” nga Banja, prindër e qytetarët të shumtë, të cilët i kanë uruar për suksesin e treguar. Krahas shumë urimeve për suksesin e treguar dhe për përfaqësimin e Kosovës në këto gara në nivel të rajonit të Ballkanit, ekipin e volejbollit, e ka uruar edhe kryetari i Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, Ardian Telaku. Ekipet nga Malisheva, kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme, në garat shkollore të organizuara nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, duke zënë disa nga vendet e para në nivel regjional dhe në nivel vendi, sidomos në sportin e volejbollit dhe e gjithë kjo punë, është kurorëzuar me shpalljen nënkampion në nivel të Rajonit të Ballkanit, në kampionatin e mbajtur në Shkup të Maqedonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …