Nënkryetari Berisha dhe kapiteni Krasniqi, vizituan disa familje që po qëndrojnë në Malishevë

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, i kanë vizituar disa familje, nga zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, të cilat janë zhvendosur në Malishevë. Berisha dhe Krasniqi, janë njoftuar me familjet, akomodimin e tyre dhe nevojat që ata kanë, si dhe ju kanë ofruar mbështetje dhe siguri gjatë qëndrimit në territorin e Komunës së Malishevës. Ata po ashtu, i kanë falënderuar edhe pronarët e shtëpive të cilët i kanë lëshuar në dispozicion të të gjithë atyre që kanë nevojë. Komuna e Malishevës, gjatë tërë ditës, ka bërë regjistrimin e personave që kanë ardhur në Malishevë, si dhe ju ka ofruar gjërat e nevojshme për qëndrim. Po ashtu edhe qytetarë të shumtë, kanë ofruar mbështetje të ndryshme për nevojat që i kanë të gjithë qytetarë që kanë ardhur këtu, nga zonat e prekura në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …