Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Një rrugë për tu bashkuar

Kohët që po kalojmë tashmë nën velon e psikozës që kanë krijuar termetet me pasojat që erdhën më shumë nga faji njerzor, ndonëse nuk e kundërpeshojnë të ardhmen, megjithatë, ato po na mbajnë në eter dhe pse jo edhe peng të një gjykimi të ndaluar diku nëpër kohë dhe përmbajtje.

Kjo përhumbje, sikur gjithë impaktet që prodhijnë gjendjet e jashtëzakonshme dhe veçanënrisht ato me pasoja edhe tragjike, edhe përkundër ndaljes së frymës që ia shkaktojnë shoqërisë, ndodhë edhe të lehtësojnë kapërcimin e ngerçeve deri diku si lehtësim komunikimi e ndërveprimi.

Nën të tillë qiell politik të rënduar po zhvillohet gjithçka dy anëve të drinit Agollian!

Shqipëria politike po shkon drejt një përmbylljeje (të reformës në drejtësi), e cila do hapë perspektiven e shpresen, sepse do trajtoj përmes shtetit ligjor gjithçka të shërbimeve publike në një proces auditimi të së djeshmes dhe të sotmes. Kjo do të përcillet me shumë dhimbje në gjithë shoqërinë shqiptare, por do të reflektoi shpresë edhe përtej Shqipërisë politike dhe do të bëhet vet tabani dhe garanca e integrimeve Europiane dhe më gjerë. Edhe me këtë të arritur Shqipëria andej drinit nuk do ta gjej as integrimin e as paqen me veten e saj por as perspektiven e veç asaj pjese meqë një trup nuk përmbushet dot së funksionuari në copëza të shpërndara! Gjymtësia nuk bëhet dot tërësi funksionale. Edhe kur funksionon është në limitet e së mundshmes. Shqiptarët tashmë duan më shumë se kaq!

Kosova përtej frymës që ndali edhe vet historinë në dhimbjen që shkaktoi tërmeti andej drinit në javët që kemi para do duhet t’i shtrohet procesit të bërjes së institucioneve të reja. Tashmë gjithçka duket se është përmbyllur. Presidenti tashmë në detyrimin kushtetues do veproi, dhe që javën në ardhje mund të konstituohet Kuvendi, veprim ky me të cilin hapet sipari i qeverisjes së re!

Po cila do jetë kjo qeverisje?

Nisur nga praktika e kapaciteteve të ofruara përgjatë gjitha pushteteve të saj, LDK, as edhe kur i ka pasur përgjegjësitë kryeministrore nuk ia ka dalur asnjëherë të determinoj politikat shtetërore dhe as ato pushtetore. Në mungesë të karizmës për të funnksionuar si violinë e parë edhe kur e ka pasur përgjegjësinë kryeministrore ajo ka funksinuar mirë si violinë e dytë dhe i ka mbajtur ison pushtetee të kujtdo nga ata me të cilët ka bashkëqeverisur duke filluar në bashkëgabime e bashkëfaje! Nisur nga ky fakt (trashigimi kjo e mosiniciatives mbetur nga kapacitetet e munguara të z. Rugova), gjurmët e pushtetit të mira apo të këqia do mbeten në qafën e LVV-së.

Sikur po vërehet në gjitha momentet e vështira ne funksionojmë mirë kur veprojmë të bashkuar. Këtë e dëshmoi edhe e keqja që na pllakosi me tërmetin. Zoti Rama mjaftoi me ekipën e tij drejtuese në menagjimin e gjithë kësaj! Të gjithë qenë aktiv, dhe ai e përktheu këtë energji aktive në menagjim jo vetëm të mirë, por do thoja edhe që na bënë nder! Ai diti ku e ku edhe ta vëjë gurin te thena!

Kosova e kohëve që po na vinë dhe proceseve që na presin do duhej të ishte më shumë konsensuale nga brenda sesa veç pushtetore, më shumë në vizion të së ardhmes se sa në sokaqet e së tashmes! Rrugët e Kosovës nuk janë më thjeshtë një mbajtje e gjendjes, ato sot duhet të prodhojnë gjendje, dhe këtë nuk e arrijnë dot pa bashkëprodhim dhe mirëkuptim rajonal e ndërkombëtar.

Në fokusin e zhvillimeve që prodhuan pasojat e tërmetit shohim se kombi ynë ka bërë shumë më përpara nga sa i kemi shtetet tona, më përpara nga sa i kemi pushtetet dhe elitat, më përpara nga sa është duke folur historia e marrur peng. Kombi ynë, tashmë mund të themi se, do fusnksiononte si tërësi e integruar po të ishin elitat në hap me vet atë, pra me masat e gjera.

Përtej folklorizmit ne duhet ta themi troç: Na duhet bashkimi, për ne dhe për rajonin, për të sotmën dhe për të ardhmen!

Çfarë bashkimi na duhet dhe si të ecet në këtë rrugë është tereni i ecejakes jo vetëm politike?

Si e parë na duhet një mirëkuptim i marrëveshur mes gjithë faktorëve politik për të zgjedhur rrugën e zgjidhjes së çështjes së Kosovvës. Mënyra se si do i çasemi dhe se si do duam ta zgjidhim këtë përbën pra edhe shtratin e ndërtimit të platformës për objektivat përmbajtësorë, por edhe ata kohorë!

Rruga përmes të qenit subjekt i së drejtës ndërkombëtare (me ulëse në OKB), parë në rregullimin e sotëm ndërkombëtar ka koston e saj, e cila kështu sikur u shkua në këto dy dekada edhe ka mbetur peng i apetiteve serbe për territoret dhe exterritoralitetin.

Historia zhvillohet nëpër gjithë kohën që ecën nën hundët e dëshirave tona dhe për këtë duhet të kujtojmë sa herë ajo na ka sjellur në zhvillime të aty për atyshme, të orës dhe mundësisë së fundit! Mjafton të tërheqim paralele mes të sotmes dhe së djeshmës së afërt kur aspironim statusin e Republikës për ta fituar të drejtën e shkëputjes nga ish Jugosllavia përmes referendumit si e drejt kusuhtetuese e republikave për t’u shkëputur, me çka ne donim të preknim ëndrrën e bashkimit në shtetin amë Shqipërinë.

Ne mbetëm duke dëshiruar dhe procesi i shpërbërjes së ish Jugosllavisë (edhe pse ishte kontribut madhor i yni), na gjeti në po të njëjtën situatë kundrejt së drejtës ndërkombëtare dhe në kapacitete të shformëzuara të cilat dita ditës po shkonin edhe në humbjen e qëndrueshmërisë biologjike, me mortajën e bardhë të lëshimit të vendit.

Kjo pritje e iracionales sonë nëpër ëndrra me sy të hapur e bëri edhe luftën çlirimtare një ndërmarrje vetëm të racionales sonë shtrirë tetakulave pasojë!

Karriga për Kosovën në kombet e bashkuara mund të përfundoj në rrugë pa fund!

Pritshmëritë analoge me “fitimin e Republikës në ish Jugosllavi”, sikur po dëshirojmë të gjithë dhe po aspirojnë elitat e pushteve shqiptare në gjithë trevat ku ato kanë vendimarrje, duket një mision të cilit nuk do i mjaftoj koha, sikur nuk i mjaftoi dje aspiratës Republikë në ish jugosllavi!

Marrdhënjet ndërkombëtare kështu sikur janë katandisur janë në apati të plotë! Tashmë edhe luftërat janë teke gjeopolitikash mjerisht të pranueshme dhe kanë tifozë. Tifozeria e sotme rrezikon të bëhet fatkeqësia e nesërme!

Si të sillemi në rrethanë të tillë?

Të kërkosh bashkimin në një të vetmen rrugë është po aq gabim sa të presësh mrekullitë e ëndrrave në botën reale. Aspiratat e popujve të robëruar eklipsohen nga determinimet e të kundërtave të interesave të të mëdhenjëve. Të kundërtat e tyre janë në progresion. Ato riprodhohen si në mbijetesën biologjike nëpër lindjet e vazhdueshme. Pra “Prolongimet” e një aspirate nëpër tehun e hipotezës së mardhënjeve në tension janë faje me vetëdije të cilat të çojnë në produkt të keq. Kurdët, kjo përpjekje për liri e gjithë historisë (së paku nga mesjeta) po vuajnë prodhimet e këtyre mardhënjeve.

Na takon të mësojmë atë që nuk e mësuam për 500 vjet robëri nën Osmanët!

Kur elitat vetofrohen pengje të folklorit politik sikur po ndodhë rasti me ne, historia ikën nëpërkëmbur  kohës të cilës njerzimi rrugëton qenësinë e vet! Këtë gjendje mund të konstatojmë te ne (pjesa e Shqipërisë jashtë politike) dhe shumë popuj, të cilët nuk ia kemi dalur të ndërtojmë urat vetanake të rrugëtimit krah tjerëve që po bëjnë historin.

Kosova dhe viset janë në një trase të përbashkët akoma sot edhe përkundër zhvillimeve kaq fragmentare në rajon për shkak të realiteteve politke. Realitetet tona nuk janë vetëm vullnete elitash veç e veç dhe as pushtetesh ku menagjohen. Si të tilla, ato akoma janë një çështje e shtruar për t’u zgjidhur, meqë marrin nga njëra tjetra shtysë dhe ruajnë kuptimësi. Duke mos u pajtuar që ato të bëhen çështje të pazgjidhura rajonesh, por një çështje e pazgjidhur populli që i popullon, kjo nevojë duhet të angazhoj elitat tona akademike dhe politike të fokusohen në trajtesë serioze për të gjetur fijet e këtij lëmshi dhe për të qartësuar me kopetencë se si do të shkohet apo të paktën se si duhet të shkohet bazuar në mundësitë e trajtuara.

Ndërtimi i realiteteve të reja apo edhe bërja funksionale e realiteteve egzistuese për qëllimin madhor është detyrë e elitave në drejtim! Dikush duhet t’i merrpërgjegjësit e rrugës në vazhdim!

Mos definimi i trevava arbërore në një njësi administrative brenda Perandorisë Osmane (funksionale nga Piramida deri në ekzekutim), rezultoi me gjithë të këqiat tjera post pushtimit Osman. Se aktualiteti si kohë dhe mundësi mund të mos mjaftojnë na e ka dëshmuar e shkuara që nga paskoha e Skënderbeut: Shteti i Ali Pashë Tepelenës, Kuvendi i Arbërit, bërja e Greqisë shtet, lëvizja Xhonturke, luftërat ballkanike dhe shpërbërja e Jugosllavisë. Të gjithë këta shembuj na thonë se ne nuk kemi ditur të veprojmë, pra i kemi munguar historisë në formën që ajo do na kishte pranuar për protagonist!

Duke pritur favoret e rrethanave nuk prodhohet histori, sikur edhe duke mos qenë në koherencë me kohën në rrethanë nuk dëshmon qenësi për të mbetur aktor! Liria sot konceptohet jo me të qenit si egzistencë në vetvete, por me të qenit Aktor në bërjen protagonist.

Kompleksiteti i dimenzioneve qenësi dhe protagonizëm në nocionin liri të dimezionit subjektivitet kërkon politika të ditura dhe politikbërje të zhdërvjelltë, ku komplekset e trashiguara apo të formuara rrugës duhet të nxjerren jashtë loje për të mos lejuar asecilën shtysë negative të ndikoi proceset.

Mjeshtria e një kolumne është ta zbresësh atë në terenin real ku do kuptoheshe për atë që mëton ta bashkosh me opinionet e kohës kur shkruan. Pse jo edhe bashkë ndikim elitash për kohët mbi të cilat ato lënë gjurmë me vperimet e veta.

Duke i shkuar kësaj teze duhet të veçoj ardhjen në pushtet të LVV-së, e cila përdori jo pak favoret e idealeve të shqiptarëve për bashkim. Po në këto kapacitete e shtysa u mbështet edhe lufta çlirimtare për të realizuar lirinë. Ky ideal, thuajse i braktisur nga elitat për efekt dhe kapacitete të politikave ditore e mandatare, u bë edhe streha e një rrotacioni të premtuar!

Tashmë realitetet flasin të shpërqëndruara, por nuk mund të themi se ato nuk do na befasonin për mirë po të shkohej nëpër themelet e ndryshimit të premtuar. Meqë e dimë se premtimet nga të qenit opozitarë në hapësirat e veprimit të të ushtruarit e pushtetit nuk ia dalin, ne si qytetarë do ndjeheshim të realizuar edhe sikur procesi të njihte fillin e tij veprues. Tema të tilla si Bashkimi, apo çlirimi i pjesëve të atdheut (viset nën robëri), kërkojnë para së gjithash konsensus kombëtar, marrëveshje elitash dhe harmonizim dallimesh. Në të kundërt ato bëhen me përmbysje dhe imponim realitetesh!

Përkundër asaj që na bënë skeptik pesha politike e Isa Mustafës në këtë pushtetardhje, apetitet e tiij presidenciale na lënë shije edhe më të hidhur dhe na tregojnë se LDK nuk ka mundur e as do mund të lirohet për t’iu përgjigjur kërkesave të LVV-së në luftën e saj kundër Korrupsionit. Me Isa Mustafën dhe gjithë ata që e rrethojnë nga mendësia dhe pse jo edhe nga fajet e së shkuarës nuk mund të goditet krimi që ka mbjellur korruptimi i shoqërisë dhe kapja e shtetit.

Të tilla struktura nuk do lejojnë të ecet në trasenë e bashkimit kombëtar përveç se ndërtimit të një mashtrimi eventual në rast të një trysnie masash, sepse të kapura ashtu sikur janë nuk do guxojnë të bashkohen në hapin e trazimit të mundshëm të rajonit.

Për t’i shkuar idesë së bashkimit së pari duhet formëzuar iniciativën nga ku do dilnin të dhënat se si dhe në ç’kapacitete do ndërtohej suksesi. Kjo nuk mund të bëhet pa baskimin e të gjithëve për Bashkimin.

Sikur thamë më lartë praktika e aspirimit të statusit Republikë në ish Jugosllavi duhet të na shërbej si mësim nga ku do kuptonim se nuk mjafton vetëm aspirata. Shtruarja e një çështjeje për zgjidhje mvaret nga rruga që ndjek dhe mjetet që përdorë.

Lëvizja Vetvendosje e ka në dorën e saj përzgjedhjen e të pushtetuarit për temën e bashkimit. Kjo do e bënte atë më pak të besueshme nga brenda për sa i takon temës së rëndë të korrupsionit dhe fajeve para ligjit të armatës së keqbërësve, por përmasat e çështjes së bashkimit janë aq të mëdha sa mbullojnë çdo dhimbje tjetër të shoqërive shqiptare.

Populli ynë di të reagojë, ai di të hudhë paskrahëve të këqiat kur para ka qëllime fisnike. Pajtimi i gjaqeve është dëshmia e këtij konstatimi. Tjetër, kur gjithë popujt dhe shtetet në pas luftën e dytë botërore pushkatuan me dhjetra e qindra mijëra bashkëpunëtorë të fashizmit populli ynë diti të mos lëshohej në të tillë veprim, po të njëjtën rrugë ndoqi edhe Ushtria jonë çlirimtare në të tri luftërat e saj në kohën e re. Bashkëpuntorët e pushtuesit sot gëzojnë lirinë po aq e ku e ku edhe më me mundësi e më në kamje se sa vet luftëtarët e lirisë. Liria dhe bashkimi mjaftuan atëherë dhe sot të hidhej prapa krahëve e shkuara sado e dhimbshme që rezultoi të ishte me të vërteten e saj.

Traseja e Bashkimit kërkon ernegji të angazhuar dhe teren të pastruar. Tereni në të tilla zhvillime bëhet edhe favori apo pengesa përcaktuese. Në të tillë teren ne gjindemi sot dhe na takon të rregullojmë gjithçka. Si e parë është se si do t’i çasemi bashkimit për ta shtyrë atë drejt realizimit?

Ballkani, sikur edhe gjithë rajonet tjera, ka varshmëri dhe ndikohet e ndikon në proceset e brendshme më shumë nga ato të jashtmet. E keqja është se ainuk ia ka dalur të bëhet më shumë se sa vetëm mjet në duart e tjerëve.

Bashkimi, sikur është thënë kudo ku janë trajtuar temat rreth bashkimit, ka koston e vet jo vetëm angazhuese por mund ta ketë edhe atë të pasojës!

Viteve që lamë mbrapa u hodh edhe ideja e ndrrimeve të territoreve për paqen shqiptaro-serbe. Veriu i Kosovës që në kuptimin politik të sotëm nënkupton komunat përtej ibrit me popullsi serbe pretendohej t’i liheshin Serbisë në një korigjim të mundshëm kufijsh ku eshe shqiptarët do merrnin pjesë të konsiderueshme nga Lugina. Kjo ndoshta është parë në fokusin e asaj që u lejua të ndodhte me kufijt e Kosovës si krahinë kushtetuese dhe me kufij të njohur në ish Jugosllavi. Kjo erdhi meqë shqiptarët nuk ditën t’ia mbanin politikës qirin ndezur. Në vend që ne të ishim në ofanzivë diplomatike pranuam të viheshim në defanzivë dhe Serbia ia arriti të kishte sukses në  mashtrimin optik që ia ofroj bashkësisë ndërkombëtare. Përvoja shtetndërtuese serbe u tregua më e zonja dhe imponoi politikat e saj. Ajo ia doli dalë nga dalë edhe synimet e saj t’i bënte agjendë bisedimesh. Serbia pati përvojën dhe me të ia arriti t’i kthente edhe miqtë që i humbi me gjenocidet që ushtroi në hapsirat ish Jugosllave për çka e patën bimbarduar dhe lënë! Inferioriteti politik e bëri Kosovën në veçanti dhe Shqiptarët në përgjithësi të dështonin në këtë mbijetesë që na e imponoi fashizmi serb dhe historia e destinuar për ne.

Faje ka gjithandej dhe ato nuk na ndihmojnë ta ndreqim të shkuarën as ta bëjmë të ardhmen. Ato mund të na mësojnë të mos e humbim arsyen duke bredhur fodullëkun që na mbolli robëria e gjatë Turke, përçudnim ky që nuk po na lë të shohim përpara!

Sikur në fatkeqëitë e natyrës edhe këtu ne duhet të kuptojmë se duhet ta mbledhim veten në të mundshmet e kohës dhe të operojmë për qëllimin e Bashkimt! Sido që të vijë bashkimi ai do jetë më i mirë se sa mosbashkimi sado premtues. Asgjë e shkapërderdhur nuk funksionon dhe mosfunksionimi është mbijetesë në shuarje!

Bashkimin duhet parë si e mundshme që buron nga një e drejtë dhe si nevojë që përmbushë një përkatësi!

Pse duhet të mos vonohemi me bashkimin na mëson historia e zhvillimeve në bashkimin europian integrimet e të cilit, po u shikuan nëpër etapa zhvillimi, mbeten mëdyshja e aktorëve të mëdhenjë të gjeopolitikës botërore. Kjo ka bërë që unioni i ndërtuar mbi raporte të zhbëshme të funksionoj në varshmëri jo dhe aq rregullash sa përshtatjesh kur ka të bëjë me procesin integrues edhe pse regullat nuk mungojnë dhe qëllimi në vetvete është bërja e një Europe në kapacitetet e saja po aq sa ekonomike edhe territoriale. Siguria bazohet në definime së pari territoriale! Një Europë sikur kjo e cila për teritor akoma bazohet në shtrirjen fetare të cilën e trajton si civilizim do akoma kohë të kuptoj se territori përbën komponentën ku ndërtohen politikat e sigurisë! Derisa Europa ta kuptojë këtë, në dyert e saj do flejë ajo që e bëri të vuaj pasoja pafund!

Ciklit të ardhshëm të zhvillimeve europiane është e vështirë t’ia shohim kahet ndaj deri atëherë ne duhet të mbijetojmë në veten tonë të ndërtuar më së miri mundshëm!

Pse duhet të jenë të gjitha opcionet në tavolinën tonë brenda shqiptare si e parë e marrëveshjes! Nëse subjektiviteti ynë në të drejtën ndërkombëtare prolongohet me të drejtë ushtrimi të autoritetit brenda atyre mardhënjeve ne duhet të gjejmë rrugë alternative për ta mbajtur në koherencë zhvillimesh por edhe arritshmërish vendin tonë. Kjo nuk bëhet me pritshmëri në terenin utopik të aspiratës! Bashkimi realizohet nëpër mundësi të pranueshme: me deklarim përmes referendumesh në pjesët respektive pasi të fitohet e drejta e referendumit dhe me marrëveshje ndërshtetërore të realiteteve egzistuese të së drejtës ndërkombëtare. Këto mundësi do duhej të ishin pa përjashtim tema shtjellimi nga çka do rezultonte edhe veprimi pasues.

Bashkimi de Jure është një proces më vete dhe shumë kompleks për vet faktin ku gjendet çështja shqitare si fragmentim realitetesh gjeografike, kjo ndikon tërësinë e mardhënjeve ndërkombëtare, ndaj dhe është shprehur si përgjegje nga Rusia me ndërhyrjet territoriale të saj si fillesa të një vargu në pritje për rreshtimin e ri gjeostrategjik.

. Politika duhet të kuptoj vështirësitë e rrethanave që po kalojmë të gjithë shqiptarët padallim hapësire ku jetojmë dhe në detyrim përgjegjësie ajo duhet të hapë shtigje përtej folklorizmit dhe të ketë mësuar nga historia!

Shqipëria u shpall e pavarur në territorin e të themi gati gjithë hapsirës etnike shqiptare dhe në zhvillimet pasuese ajo është materializuar në territorinn e Shqipërisë së sotme politike. Mbamendja jonë jo e largët historike ka peng të dhimbshëm Nishin me gjithë zonën që e rrethon, ajo kujton edhe parlamentin grek që fliste shqip, por sot jemi këtu ku jemi. Duke e pritur historinë ta lind diellin tonë ne po tkurremi dhe kjo na thirrë me alarm ta bashkojmë realitetin!

Kontrolloni gjithashtu

Agim Musliu dhe Gurakuç Kuçi: SKENARËT PAS BANJSKËS DHE LUFTA HIBRIDE RUSO-SERBE NË KOSOVË

Në përvjetorin e sulmit në Banjskë, qëllimet e këtij akti të dhunshëm rifreskohen me një …