Nënkryetari Berisha priti komandantin e BSHKP të KFOR-it kolonelin Cagliardi

Nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha, ka pritur në një takim me karakter pune dhe njoftues, komandantin e Brigadës Shumëkombëshe Perëndim të KFOR-it, dhe njëherit komandantin e kontingjentit italian të KFOR-it, kolonelin Ettore Cagliardi, me të cilin biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes KFOR-it dhe Komunës së Malishevës. Nënkryetari Berisha dhe koloneli Cagliardi, u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit, në fushat me interes të përbashkët, sidomos për vazhdimin e përkrahjes së KFOR-it, në fushat e caktuara, e që lidhen me zhvillimin e përgjithshëm. Përveç arsimit dhe shëndetësisë, ku është i fokusuar KFOR-i italian, do të bashkëpunohet edhe në fushat tjera, që lidhen me zhvillimin ekonomik. Nënkryetari Berisha, e ka falënderuar kolonelin Cagliardi dhe KFOR-in italian, për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndihmës konkrete që KFOR-i italian, i ka ofruar Malishevës, si dhe tha se “komuna e Malishevës është e gatshme dhe e hapur për bashkëpunim, sidomos me italianët, pasi një pjesë e madhe e banorëve malishevas, jetojnë dhe punojnë në Itali dhe kjo e forcon edhe më shumë lidhjen mes tyre”. Përndryshe, KFOR-i italian, në vazhdimësi, përmes projekteve të ndryshme, e ka përkrahur Komunën e Malishevës, sidomos në fushën e arsimit dhe edukimit, ndërsa investimi i fundit ka qenë, pajisja me kompjuter për kabinetet e informatikës në dy shkolla të Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …