Nënkryetari Haxhimustafa priti në takim, zyrtar të Këshillit për Siguri në Republikën e Kosovës

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit z. Xhemali Haxhimustafa, priti në takim zyrtar të Këshillit për Siguri në Republikën e Kosovës, qëllimi i takimit ishte informimin në lidhje me “Strategjisë për Radikalizmin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmin që Shpie në Terrorizëm”. Në takim morën pjesë z. Osman Ismajli, Komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec dhe znj. Vjollca Vuçiterna, drejtoreshë e DKAS-së.

Nga ana e tij nënkryetari i Komunës së Rahovecit z.Xhemali Haxhimustafa, falënderoi zyrtarët e Këshillit për Siguri në Republikën e Kosovës për vizitën e bërë dhe për informimin në lidhje  me “Strategjisë për Radikalizmin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmin që Shpie në Terrorizëm”. Po ashtu nënkryetari Haxhimustafa,  u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në lidhje me përgatitjen e Planit të Veprimit të strategjisë.

Kurse zyrtarët e Këshillit për Siguri në Republikën e Kosovës njoftuan në pika të shkurtra në lidhje me “Strategjinë për Radikalizmin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmin që Shpie në Terrorizëm“ thanë se në fokusin e organizatave ndërkombëtare  dhe i Ambasadës Amerikane është të  financojnë projekte edhe në Komunën e Rahovecit. Gjithashtu zyrtarët nga KSRK, inkurajuan zyrtarët Komunal që të paraqesin nevojat e qytetarëve të Komunës së Rahovecit,  në veçanti të rinisë në mënyrë që më pas këto kërkesa të përcillen në nivelin qendror.

Osman Ismaili, Komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec, i cili  tha se  për fat të mirë, nuk kemi të evidentuar asnjë rast të shkuarjes për të luftuar, dhe nuk  kemi asnjë rast  që është vrarë jashtë Kosovës. Dhe nga kjo mund të themi se situata e sigurisë është e mirë,  por që mbetet që  në vazhdimësi  të punohet  për të pasur  nën kontroll sigurinë  në territorin  e Komunës së Rahovecit.

Po ashtu  në takim u diskutua, edhe për  organizimin e aktivitete të ndryshme  që kanë të bëjnë me  informimin e të rinjve, për pasojat të cilat i sjellë radikalizmi dhe ekstremizmi fetar.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …