Rinovohet godina e shkollës “De Rada” me anë të një donacioni

Këto ditë është bërë e ditur se Komuna e Ferizajt ka përfituar një donacion për renovimin e shkollës “Jeronim de Rada” të qytetit, dhuratë e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, gjegjësisht Ushtrisë Amerikane, me seli në Wiesbaden të Gjermanisë. Renovimi përfshin izolimin e jashtëm e të brendshëm, meremetimin e dyshemeve dhe mureve të brendshme, instalimin e ngrohjes, rregullimin e dyerve e dritareve,  rregullimin e kulmit, të nyjave sanitare etj. Vlera e investimit kap shumën 400 mijë euro.

Merret vesh se tashmë është përzgjedhur kryesi i punimeve dhe se punët do të fillojnë me përfundimin e mësimeve në qershor, ndërsa shkolla e rinovuar do të jetë e gatshme për t’i pritur nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor.

Ky donator është i njohur për ndihmën që u ofron institucioneve arsimore e shëndetësore në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …