Nënkryetari Nura dhe ministri Abrashi shpërndajnë pako për familjet nevojtare

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka pritur në takim Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi. Temë e takimit ishte bashkëpunimi në fushën e përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe shpërndarja e 100 pakove me veshmbathje për 100 familje në nevojë të Komunës së Skenderajt.

Nënkryetari Nura e falënderoi ministrin Abrashi për vizitën dhe shpërndarjen e pakove ndihmë për familjet me asistencë sociale. Ai u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në fushën e përmirësimit të jetës së familjeve me gjendje jo të mirë ekonomike.

Ministri Abrashi u shpreh i kënaqur me mundësinë që ka pasur Ministria për të ndihmuar familjet në nevojë, duke përmendur edhe institucionet e tjera të cilat  kanë kontribuar në sigurimin e këtyre pakove që përmbajnë veshmbathje dhe shtrojë e mbulojë. Duke folur për bashkëpunimin ndër institucional, ministri Abrashi u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me Komunën e Skenderajt në përmirësim të jetës së qytetarëve, sidomos në fushën e strehimit të familjeve skamnore.

Në takimin e përbashkët morën pjesë edhe Kryetari i OVL të UÇK-së Hysni Gucati dhe përfaqësues të shoqatës “Nënë Tereza”.

Nënkryetari Nura dhe Ministri Abrashi pas takimit kanë bërë shpërndarjen e pakove për familjet me asistencë sociale në Qendrën për Punë Sociale në Skenderaj. Përzgjedhja e 100 familjeve përfituese të këtyre ndihmave është bërë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra për Punë Sociale në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …