Donald Trump është betuar si kryetar i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Donald Trump është betuar si kryetar i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Donald Trump është betuar si kryetar  i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pak para tij është betuar edhe Mike Pence si zëvendës-president në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të Amerikës në Uashington. Ndërkohë  është bërë e ditur se kanë shpërthyer protesta në Uashington mes sigurisë së madhe në prag të inaugurimit të Donald Trump. Një grup i protestuesve të maskuar, disa mbanin flamuj me simbole anarkiste, u filmuan duke thyer dritare, vraponin nëpër rrugë dhe përlesheshin me policinë, raporton The Independent. Disa grupe ishin zotuar të prishin ceremoninë e inaugurimit, duke u përpjekur për të bllokuar mbajtësit e biletave të hyrjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …