Nënshkruhen kontratat me 55 përfituesit e serrave

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Deçanit, z. Rifat Stojkaj, së bashku me stafin e tij dhe përfaqësues të Organizatës Bamirëse “Islamic Relief Kosova” (IRK), kanë takuar të premtën 55 përfituesit e serrave me nga 100 m², me ç’rast janë nënshkruar edhe kontratat me përfituesit.

Ndërtimi i serrave do të fillojë nga java që vjen. Pra, nga ky vit, në qytetin e Deçanit do të kemi më shumë perime nga duart e arta të fermerëve tanë, ka thënë me këtë rast, Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Deçanit, z. Rifat Stojkaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …