Nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimi në mes të komunës së Rahovecit dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në takim rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, prof. dr. Armand Krasniqi, ku bisedoi për mënyrat e bashkëpunimit, me ç’rast u nënshkrua marrëveshje mirëkuptimi, për t’u angazhuar bashkërisht në organizimin e “Forumit Ekonomik Rajonal ‘Dukagjini’ (FERD)”, si dhe për organizimin e aktiviteteve të tjera. Së bashku u pajtuan që t’i bashkërendojnë aktivitetet për afirmimin e çështjeve aktuale në fushën e jetës akademike dhe profesionale. Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe të avancimit të institucioneve.

May be an image of 2 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …