Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi mes KGJK-së dhe Akademisë së Drejtësisë

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj dhe U.D drejtorersha e Akademisë së Drejtësisë, Luljetë Hetemi, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit në mes të KGJK-së dhe AD-së. Bashkëpunimi në mes të dy institucioneve do të fokusohet në shkëmbimin e informatave dhe zbatimin e aktiviteteve lidhur me vlerësimin e nevojave për trajnime, përcaktimin e politikave trajnuese, zbatimin e programit të trajnimeve, pjesëmarrjen në trajnime, shkëmbimin e të dhënave për trajnimet e realizuara dhe pjesëmarrësit,  si dhe vlerësimin e ndikimit të trajnimeve. KGjK do të angazhohet në vlerësimin e nevojave për trajnim të gjyqtarëve dhe stafit administrativ dhe të njoftoj AD-së me rezultatet e këtij procesi. Mes të tjerash, KGJK do të jap udhëzime dhe do të mbështesë Akademinë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …