Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Junikut, Agron Kuqi, përmes së cilës MIT financon ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë.

Shuma e ndarë për këtë rrugë është 4 milionë euro, e paraparë për 3 vite.

Me rastin e kësaj marrëveshjeje, ministri Lekaj theksoi edhe njëherë vendosmërinë e tij, që ministria që ai drejton, të implementojë projekte në dobi të qytetarëve të secilës komunë në Republikën e Kosovës.

Ndërsa kryetari Kuqi, shprehu mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Junikut për investimet tejet të rëndësishme që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit  ka drejtuar në komunën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …