Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e institucioneve më të larta të shtetit pas zgjedhjeve të shkurtit. Ndonëse të shtunën u bënë përpjekje për zgjedhjen e deputetes nga radhët e partisë Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit të Kosovës, ajo nuk mori votat e domosdoshme për këtë pozitë, ndonëse dy herë u bënë përpjekje për zgjedhjen e saj. Njohës të rregullores së Kuvendit kanë thënë se ka përcaktim të qartë ligjor ku thuhet se Kuvendi duhet të mblidhet brenda 48 orëve, por tani e kemi një rast të jashtëzakonshëm, ku duhet të konstituohet Kuvendi me patjetër. I propozuari ose e propozuara për pozitën e Kryetarit të Kuvendit duhet t’i ketë me patjetër 61 vota për t’u zgjedhur në këtë post dhe nëse nuk merr miratimin e 61 deputetëve, seanca duhet të përsëritet.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova ende pa përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së: Çfarë po ndodh me 900 milionë eurot e premtuara?

Pavarësisht premtimit të Bashkimit Evropian për të ndarë 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor deri …