Nesër mbahen homazhe për heroin Agim Mazrekaj

Nesër ( 7 korrik ) mbahen homazhe për heroin Agim Mazrekaj. Ai si i ri u shqua për trimëri,shpirt liridashës dhe karakter të pathyeshëm. Këto cilësi të tij i kishin rënë në sy edhe policisë serbe e cila e rrah brutalisht në prani të familjes dhe fillon ndjekjen e tij këmba këmbës deri në largimin e tij për në Zvicërr. Pavarësisht dhunës së ushtruar kundër tij, arrestimeve dhe torturave të shumta, Agim Mazrekaj asnjëherë nuk ndalon të marr pjesë në aktivitetet që kishin për qëllim çlirimin e Kosovës ndërkohë që vëllau i tij po luftonte nëpër istikamet e luftës çlirimtare deri në rënien heroike. Pak muaj pas fillimit të luftës çlirimtare, ai len jetën luksoze në Zvicër dhe kthehet në Kosovë ku lufton me heroizëm deri më 7 korrik të vitit 1998, kur bie në altarin e atdheut. Homazhat për nderim të jetës dhe veprës së tij atdhetare mbahen në fshatin Voksh të komunës së  Deqanit duke filluar në ora 11.00.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …