leoni

Kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar për nesër mbledhjen e Kryesisë

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, caktohet seanca e jashtëzakonshme

Kryesia e kuvendit pritet të mblidhet gjatë ditës së nesërme, me ç’rast në rend të ditës është paraparë edhe caktimi i seancës së jashtëzakonshme. Mbledhja do të mbahet në orën 11:00, me ç’rast ndër të tjera, do të bëhet njoftimi për formimin e grupeve parlamentare.

Rendi i ditës:

 

1.      Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

2.      Njoftimi për formimin e grupeve parlamentare,

3.   Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,

4.   Caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme,

5. Përgatitjet për seancë të re:

–         Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

–         Koha për pyetje parlamentare,

–         Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

–         Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

6. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …