leoni

Haradinaj: Veteranët do t’i marrin pagat e plota dhe në mënyrë të rregullt pas rishikimit të buxhetit

Haradinaj: Veteranët do t’i marrin pagat e plota dhe në mënyrë të rregullt pas rishikimit të buxhetit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, më bashkëpunëtorë. 

Haradinaj, theksoi përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e veteranëve, me premtimin se pas rishikimit të buxhetit pensionet e veteranëve nuk do të paguhen në mënyrë të pjesshme, por do të vendoset një bazë e rregullt për pagesë të plotë dhe me kohë, që protezat për invalidët të ndërrohen me kohë, ndërsa familjet e dëshmorëve të kenë të drejtën e pensionit që ua njeh statusi i tyre si dhe atë të punës ose pleqërisë. Në takim u diskutua edhe për lehtësira tjera ndaj këtyre kategorive. Kryetari Gucati shprehu vullnetin e organizatës për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të përmirësimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Zgjim Hyseni: Kurti nuk do të pranojë një koalicion me PDK-në me një rezultat të ulët të votave

Zgjim Hyseni nga PSD, deklaroi se kryeministri Albin Kurti, edhe gjatë kohës kur ishte në …