Deçani edhe këtë vit mbanë festivalin mbarëkombëtar për fëmijë ,,Ardhmëria”

E vogël do të jetë salla e Pallatit të Kulturës ,,Jusuf Gërvalla’’ në Deçan për interesimin e madh të qytetarëve por edhe të fëmijëve që të jenë pjesë e edicionit të tretë të  festivalit mbarëkombëtar për fëmijë ,,Ardhmëria’’ në Deçan. Drejtori i festivalit Shkodran Tolaj tregon se ka qen jashtëzakonisht e vështire që të bëhet klasifikimi i këngëve për konkurrim sepse numri i tyre ka qenë jashtëzakonisht i madhe, por juria i ka përzgjedhur 18 këngë konkurruese të cilat garojnë për çmimet kryesore që i ndanë juria profesionale e cila tradicionalisht përbëhet nga tre anëtarë, emra të shquar nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria. Tolaj tregon se në garë janë këngë nga kompozitorët të shquar si Adrian Hila, Riza Dolaku, Jetmir Mehmeti, Bardhyl Hysa, Avni Qahili,. etj, të cilat interpretohen nga fëmijë të ardhur nga Tirana, Shkodra, Ferizaj, Gjilani, Presheva, Prishtina, Peja, Deçani, Kërcova. Edhe këtë vit e ftuara e nderit është Nexhmije Pagarusha, bilbili i këngës shqipe e cila edhe dy vite më herët ishte pjesë e festivalit dhe do të ndajë çmimin me emrin e saj “Nexhmije Pagarusha” për interpretuesen më të mirë. Jemi duke punuar intensivisht që të  ndërtojmë një skenografi madhështore, ku para publikut do të jetë një kor i madh i fëmijëve, personalitete të shumta të ftuara, krijime të reja me tematika të ndryshme që do ta shndërrojnë këtë ditë në festë të madhe të fëmijëve. “Ardhmëria” tashmë tradicionalisht është shndërruar në evenimentin më të rëndësishëm në Deçan me ndikim në krejt Dukagjinin e më gjerë. Ndryshe festivali mbarëkombëtar për fëmijë ,,Ardhmëria’’ në Deçan mbahet me rastin e ditës ndërkombëtare të paqes në botë dhe mbështetet nga Komuna e Deçanit dhe Ministria e Kulturës. Përgatitjet e fundit po bëhen për këtë spektakël të madh që vjen në Pallatin e Kulturës ,,Jusuf Gërvalla ’’në Deçan, të enjten, datë 21 me fillim në orën 18:00.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …