Nesër nderohen dëshmorët e kombit: Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri

Nesër nderohen dëshmorët e kombit: Xhelal Hajda, Selajdin Mullabazi, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dega Vushtrri njofton të gjitha familjet e dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, bashkëluftetarë të dëshmorëve e qytetarë se më 6 nëntor 2018 në 20 vjetorin jubilar së dëshmorëve të kombit: Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri. Në ora 10:00 nderime tek shtatoret e Tonit e Micit në Rahovec. Nga ora 10:30-11:00 homazhe tek vendi i rënies mbi fshatin Opterushë. Ora 12:00 në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj″ kremtohet dita e shkollës së mesme ,”Xhelal Hajda-Toni”. Ora 13:30-14:00 në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, Posta e Kosovës bën përurimin e pullave postare për heronjet, Toni e Mici. Ora 14:00 në Bletaj të Vushtrisë bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Ora 17:00 në Sallën e Kuqe në Prishtinë, do të mbahet Akademia qendrore nën patronatin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …