Brickos

Izet Shala

Izet Shala: Shqiptarët, Dita e Flamurit dhe 106- vjetori i Pavarësisë

Kanë mbetur më pak se njëzet e tri ditë, për të festuar Ditën e Flamurit dhe  njëqind e gjashtë vjetorin e  Pavarësisë gjithë shqiptare. Për  të arritur deri të  28 Nëntori i viti 1912, u deshën përpjekje dhe sakrifica  të  mëdha  njerëzore, pasi rrethanat  historiko-politike nuk ishin të favorshme për shqiptarët, por ato s’duhej ndalur  dhe erdhi momenti historik i nëntorit   të viti 1912, ku edhe u bë ngritja e Flamurit dhe shpallja e Pavarësisë në Vlorë.

Me një vit vonesë, u njoh Pavarësia e  përgjysmuar e shtetit shqptar, nga konferenca e Londrës edhe pse Pavarësia shqiptare ishte shpallur për tërë Shqipërinë.

Jashtë shtetit Londinez mbetën: Kosova, Kosova Lindore, Malësia e mbi shkodrës, Pollogu, Çamëria.

Këto vendime anti shqiptare, dëmtuan rëndë substancën  e popullit shqiptar dhe plotësuan kërkesat hegjomoniste sllavo-greke me territore shqiptare. Për gjatë një shekulli shqiptarët kanë festuar Ditën  e Flamurit, 28 Nëntorin e viti 1912, dhe me këtë kanë deshmuar se nuk njohin ato vendime  të gabuara dhe se sot kërkojnë anulimin e tyre në rrethana krejtësisht të reja politiko-historike dhe gjeo-strategjike në gadishullin Ilirik.

Sa do që kemi një përzirje  të dy realiteteve, një shqiptar dhe tjetëri londinez e për fat të keq është ende një realitet  edhe në njëqind e gjashtë  vjetorin e Pavarësisë mbarë kombëtare, ka ende faktor si brenda dhe jashtë shqiptar që ia zgjasin jetën vendimit më të ulët njerëzor dhe politik që është marrur kundër një populli siç është populli shqiptar, edhe pse ishte dhe është me politikëbërjen pro gjitha zhvillimeve evropiano- amerikane.

Sot ka ndryshuar edhe evulimi njerëzor, historik, ekonomik, gjeopolitik dhe teknologjik e diplomatik. Kërkojmë përmirësimin e vitit të mbrapshtë me anulim të vendimeve dhe ta kthejmë në vit të mbarë për shqiptarët dhe  Gadishullin Ilirik e mbarë evropën.

Përpekjet njëqind e gjashtë vjeçare të shqiptarëve, pikë bazamentin kombëtar e kishin, e ruajtën dhe u frymëzuan  për mbarë një shekulli me Ditën e Flamurit kombëtar dhe Pavarësinë gjithë shqiptare, e ku rezultuan edhe me luftëra të armatosura çlirimtare si lufta e Ushtrisë Çlirimtare  të Kosovës që mori karakter të kryengritjes gjithë popullore dhe kombëtare me gjithë strategjitë e duhura në kushtet e reja që u krijuan.

Shqipëria Kontinentale ( Republika e Kosovës) u përparua në shtet Sovran dhe të Pavarur, më 17 shkurt 2008, edhe pse jo aq funksional, por len hapësira të duhura drejt bashkimit kombëtar. Kosova Lindore dhe Ilirida me gjithë luftërat çlirimtare ende janë larg realitetit kombëtar  drejt bashkimit kombëtar një shtet shqiptar. Malësia e mbi/Shkodrës dhe Çamëria janë në pozita më të vështira, por gjithë kësaj i ka kontribuar një politikë e dis-harmonizuar brenda për brenda faktorit shqiptar.

Edhe sot në këtë  ditë të madh kombëtar, me gjithë  veprimtaritë e planifikuara për t’u shënuar, nuk ka shenja  të forta se do të arrihet qëllimi i plotë, anulimi i vendimit të  Konfrencës së Londrës 1913 dhe përgatitja e platformës politke kombëtare për Bashkimin e gjithë trojeve shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar me emrin Shqipëri.

Urime të gjithë bashkëkombësve, gëzuar Ditën Flamurit dhe 106 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …