Nesër në Prishtinë pritet të arrij emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen

Nesër në vendin tonë pritet të arrij për vizitë disa ditore emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen. Ai do të zhvilloi takime me autoritetet më të larta të vendit. Njoftohet se një nga çështjet e para që mund të diskutohet, në bazë të raportimeve, është zbatimi i deklaratës për personat e pagjetur, për të cilën Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje, por takimi i fundit në Bruksel në nivel të ekspertëve kishte dështuar. Vizita e emisarit të posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen po realizohet pas paralajmërimeve të zyrtarëve evropianë se në mars priten hapa konkretë për ringjalljen e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …