Nesër vjen në Shqipëri, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton

Nesër vjen në Shqipëri, ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton. Gjatë kësaj vizite dyditore, ai do të pritet në takime nga autoritetet më të larta të vendit. Mediet në Tiranë njoftojnë se delegacioni i drejtuar nga ish presidenti, Bill Klinton, do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Të hënën, në ora 19.00, ata do të parakalojnë në mënyrë ceremoniale dhe do të nderojnë flamujt e të dyja vendeve. Pak minuta më vonë, ata do të mbajnë nga një fjalë rasti para të pranishmëve ndërsa rreth orës 19.30, do të zhvillohet ceremonia e nderimit të presidentit të 42 të ShBA-ve Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga një fjalim i tij para pjesëmarrësve në ceremoninë e dhënies së këtij titulli.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …