Kryeministri Edi Rama: Telegraph rendit Beratin të dytin në listën e 30 qyteteve më të bukura në Evropë

Rritet ndjeshëm numri i turistëve që vizitojnë Beratin

I njohur si qyteti i një mijë e një dritareve, Berati po bëhet qytet gjithnjë e më i vizituar nga turistët. Këtë vit, numri i turistëve që kanë vizituar këtë qytet, është rritur ndjeshëm. Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, Silvi Merdani ka bërë të ditur se gjatë periudhës janar qershor të këtij viti, qyteti i Beratit është vizituar nga 300 mijë turist. “Gjatë këtij viti ka pasur një rritje të jashtëzakonshme të numrit të vizitorëve gati 50% më shumë se vitin e kaluar. Lagjja Mangalem, kalaja dhe lagjja Goricë janë tre nga sitet më të vizituara nga turistë vendas dhe të huaj në qytetin e Beratit.Por përveç këtyre turistët tregojnë interes edhe për Kanionet e Osumit, muzeun “Onufri”, objektet e kultit, kishat dhe xhamitë”, ka theksuar mes tjerash, drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, Silvi Merdani. Kalaja e Beratit është një nga atraksionet më piktoreske në zonë. Kjo kështjellë e epokës romake ulet sipër një kodre shkëmbore në bregun e majtë të lumit Osum me pamje nga qyteti i Beratit, njoftojnë mediet në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …