Hykmete  Bajrami - Muratit: Keni dështuar në çdo sferë e kulmi i dështimit janë sanksionet ndaj Kosovës si shkak i eksperimenteve tuaja

Bajrami: Qeveria Kurti nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që po i shkaktojnë Kosovës

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka drejktuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti dhe partisë Vetëvendosje. Duke komentuar një deklaratë të ministrit, Hekuran Murati, ajo ka shkruar se kur lexon deklarata të ministrave të tillë, e kupton se Qeveria Kurti nuk janë të vetëdijshëm për dëmet që po i shkaktojnë Kosovës. “Relativizimi i dëmtimit të raporteve me aleatët tonë deri në vënie të sanksioneve në këtë nivel është katastrofal për vendin. Sa i përket marrëveshjeve finaciare ndërkombëtare që s’po votohen në Kuvend përgjegjësia është te vet ministri, qeveria dhe shumica në Kuvend që nuk arritën me arritë koncensus për as edhe një çështje të vetme gjatë këtij mandati. Ja përkujtoj Muratit që LVV nuk e ka votu MSA-në. Edhe njëherë kjo qeveri me këtë mendësi si të Hekuranit e ka sjellë vendin nën sanksione. Situata është e rëndë, qenësia e vendit tonë është në rrezik. Kosovës i duhet një rrugë pa këta njerëz, pa këtë mendësi” ka shkruar deputetja, Hykmete Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …