Pal Lekaj thotë së shkuarja në zgjedhje e vendit për çështjen e kryetarit të Kosovës nuk ofron zgjidhje

Lekaj: Kokëfortësia e Kryeministrit ndaj ndërkombëtarëve dhe mos bashkëpunimi me opozitën ka bërë që Kosova të ndëshkohet

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se subjekti politik që i takon e ka paraparë shumë kohë më herët eskalimin e gjendjes në pjesën veriore të vendit andaj ka qenë kundër mbajtjes së zgjedhjeve në komunat veriore. “Me shqetësim e kemi përcjellur në vazhdimësi procesin e ngjarjeve të komunave në veri. Ne si AAK jo rastësisht kemi qenë kundër zgjedhjeve në fillim sepse e kemi parashikuar eskalimin e situatave dhe përshkallëzimin e dobësimin e shtetit në këtë proces. Kokëfortësia e Kryeministrit ndaj ndërkombëtarêve dhe mos bashkëpunimi me opozitën e akterët tjerë relevantë brenda vendit, ka bërë që Kosova të ndëshkohet duke marrë masa nga Bashkimi Evropian. Masat si suspendimi i mekanizmave që kanë ndihmuar Kosovën në marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, anulimi i takimeve të rëndësishme në nivel Kosove, ndërprerja e fondeve për Kosovën nuk janë lajm i mirë për qytetarët dhe as nuk i janë dashur shtetit si subjekt në rrugëtimin drejt Evropës. Është treni i fundit që z.Kurti mund ta zë dhe ta drejtojë aty ku duhet, shtetin dhe fatin e qytetarëve të tij” ka vlerësuar, deputeti, Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …