Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka kritikuar qasjen e BE-së ndaj Kosovës

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Ai ka thënë se përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për po favorizon Serbinë në krizën e fundit, ndërsa po bën përgjegjëse vetëm Kosovën. Ai ka theksuar se masat që ka ndërmarr Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, janë të papranueshme. “Mendoj se është e jashtëzakonshme të flasim për masa ndaj Kosovës, derisa nuk po ndërmarrim asgjë kundër Serbisë. Ndoshta mund të them e se dërgimi i kryetarëve të komunave në zyrat e tyre do të ishte bërë në ndonjë mënyrë tjetër, por kjo në asnjë mënyrë nuk justifikon qëndrimin e BE-së ndaj zotit Kurti. Më duhet të kujtoj se Kosova po përpiqet të ruaj shtetin e së drejtës madje edhe duke venë para drejtësisë ata që sulmuan KFOR-in. Këtë duhet ta ketë në konsideratë Bashkimi Evropian”, është cituar të ketë deklaruar mes tjerash, Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten.

Kontrolloni gjithashtu

Emmanuel Macron mbërrin në Mal të Zi para Samitit BE–Ballkani Perëndimor, mesazh i fortë për integrimin evropian

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur në Mali i Zi në prag të Samitit …