Kryetari Ramosaj pati një takim miqësor me shkrimtarin dhe pronarin e shtëpisë botuese “Meshari”, z. Nezir Prokshi

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, pati një takim miqësor me shkrimtarin dhe pronarin e shtëpisë botuese “Meshari”, z. Nezir Prokshi, ku njëherit me shumë kënaqësi ka pranuar dhuratë një komplet të veprave shumë të vlefshme të autorit Ymer Elshani. Autori Ymer Elshani botoi dhjetëra libra për fëmijë me poezi, tregime e romane. U vra dhe u masakrua më 17 prill 1999, nga forcat serbe në fshatin Poklek të vjetër të Drenasit, bashkë me gruan, të katër djemtë, nënën, kunatën dhe me afro gjashtëdhjetë bashkëfshatarë të tij. Kryetari Ramosaj tha se jamë i nderuar që këto libra me kaq shumë vlerë të i shtohen bibliotekës sime familjare dhe të kem rastin ti lexoj. Falënderim i veçantë për z. Nezir Prokshin!

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …