Brickos

U formua edhe këshilli lokal i Pagarushës

Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokal në territorin e Komunës së Malishevës, mbrëmë ka përfunduar edhe formimi i këtij këshilli në Pagarushë që përfshinë fshatrat Pagarushë dhe Guriq, ku janë zgjedhur anëtarët e këshillit dhe kryetari i cili do ti përfaqësoj për një mandat këto dy fshatra. Kryetar i Këshillit Lokal për Pagarushë dhe Guriq, është zgjedhur Qemajl Mazreku, nënkryetar Fatmir Krasniqi, ndërsa kryesia e këshillit, përbëhet nga 9 anëtar, ku sipas numrit të banorëve 6 anëtarë i takojnë Pagarushës dhe 3 anëtarë Guriqit. Organizmi dhe mbajtja e zgjedhjeve për këshillin lokal në Pagarushë është mbikëqyrur dhe organizuar nga Komisioni i komunal, i formuar nga Kuvendi i Komunës, komision i cili është i obliguar të organizoj dhe monitoroj procesin e zgjedhjeve së këshillave lokal, në tërë territorin e Komunës së Malishevës.

May be an image of 5 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …