Burim Ramadani

Burim Ramadani: Albulena Haxhiu, pse nuk e cakton sot seancën konstituive, çfarë skenari po përgatisni?

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pasi ajo njoftoi se të premten do ta caktojë datën e seancës konstituive të Kuvendit. Ramadani ka shtruar pyetjen pse data e seancës nuk po caktohet menjëherë, duke ngritur dyshime për, siç është shprehur ai, përgatitjen e një skenari politik. Ai ka përsëritur edhe akuzat ndaj Haxhiut lidhur me, sipas tij, rritjen e jashtëligjshme të pagesës së tenderëve për 326 për qind, ndërsa i ka bërë thirrje Prokurorisë që të veprojë. “Kjo pushtetarja që rriti jashtëligjshëm pagesën e tenderave për 326, paska thënë që të premten e cakton datën e seancës së Kuvendit. Pse s’e caktove sot? Çka paska të premten ndryshe nga sot? Çfarë skenari po përgatisni?”, ka shkruar Ramadani. Haxhiu kishte deklaruar më herët se të premten do ta caktojë datën e mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …