Sot, më 22.07.2026, në sallën e Bordit të Drejtorëve, është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa, të komunës së Skenderajt e udhëhequr nga Kryesuesja, znj. Adelina Spahiu-Alija.
Në mbledhje morën pjesë Nënkryetari i Komunës, z. Fadil Nura, drejtorët e drejtorive, si dhe anëtarët e Komitetit, ku u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Fjala hyrëse;
2. Miratimi i rendit të ditës;
3. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
4. Raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Skenderajt për vitin 2025 dhe Plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm;
5. Raporti financiar gjashtëmujor për periudhën janar – qershor 2026;
6. Raporti gjashtëmujor i Këshillit për Siguri në Bashkësi për periudhën janar – qershor 2026;
7. Propozim-Vendim për miratimin e raportit përfundimtar nr. 02-052/01-0027129/26, të datës 15.07.2026, të hartuar nga Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve si pasojë e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, për periudhën janar – qershor 2026, për dëmet e shkaktuara në bujqësi në territorin e Komunës së Skenderajt, në vlerë totale prej 141,926.39 euro;
8. Propozim-Vendim për caktimin e lokacionit për objektin e ndërmarrjes Eko-Natyra;
9. Të ndryshme.
Pikë shtesë: Propozim-Vendim për shfuqizimin e vendimit për mbështetje financiare në vlerë prej 5,000 euro për Konferencën Ndërkombëtare “Platforma Liria ka Emër!”.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me shumicë votash, duke kaluar për miratim në Kuvendin Komunal.