Nevenka Tromp

Nevenka Tromp: TPNJ nuk konstatoi asnjëherë se shqiptarët kishin themeluar ndërmarrje të përbashkët kriminale me qëllim që të dëmtojnë serbët

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp la deklruar se Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ( TPNJ) asnjëherë nuk ka konstatuar se shqiptarët kishin themeluar ndërmarrje të përbashkët kriminale me qëllim që të dëmtojnë serbët. Ajo ka tërhequr vërejtjen për pasojat e mëdha që do të kishte shteti dhe historia e pastër e luftës çlirimare nëse Gjykata Speciale do të mbështeste akuzën e prokurorisë se katërshja e UÇK-së ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”. Ajo ka shtuar më tutje për Kosovapres se pala mbrojtëse ka ftuar dëshmituar të besueshëm dhe me peshë diplomatike dhe ushtarake, sikur ishin James Rubin, ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Ëesley Clark, John Steëart Duncan, mandej edhe vet gjenerali, Uesli Klark, mandej James Peter Covey, i cili ishte zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner e personalitete tjera por është tejet vështirë të parashikohet se cili do të jetë vendimi i kësaj Gjykate.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Avdullah Hoti ka shpallur kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Pas dorëheqjes së Lumir Abdigjikut nga pozita e kryetait të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah …