Nga 21 gushti Demë Ali Pozhari do të prehet në vendlindjen e tij në Pozhar të Deçanit

Këshilli Organizativ i rivarrimit, në përbërë nga zyrtarë komunal të Deçanit, historianë, përfaqësues të kulturës, fesë, kategorive të lirisë, pjesëtarë të familjes dhe personalitete të tjera me rëndësi, të kryesuar nga kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takimin rreth rivarrimit të Heroit të Kombit Demë Ali Pozhari, në këtë takim ishte i pranishëm edhe ish kryeministri i Republikës së Kosovës njëherit kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj. Demë Ali Pozhari ishte komandant çetash e prijës popullor në mbrojtje të trojeve shqiptare. Ai ndoqi traditën familjare të atdhedashurisë. Stërgjyshi i tij, Ali Rexha me të vëllain Bekën me 1876 ranë heroikisht në mbrojtje të trojeve shqiptare te Kalaja e Nishit, gjyshi i tij, Mehmet Ali Pozhari me 1878, bie në luftën kundër Maxhar Pashës në Gjakovë, vëllezërit e Demës, Meta dhe Rexhë Alia të vrarë me 1921 përkatësisht 1928, ndërsa djemtë e Demës, Miftari e Afrimi u vranë në tortura e Brahimi nga plumbat e regjimit komunist jugosllav. Tërë jeta e Demë Alisë ishte në shërbim të interesave të vendit e kombit. Ai është dekoruar në Republikën e Shqipërisë me “Nderi i Kombit” dhe në Republikën e Kosovës me “Urdhri i Lirisë”. Kulla e Demë Ali Pozharit u dogj katër herë nga pushtues e regjime të ndryshme. Por, aty sot vazhdon jeta e brezit të ri, në lirinë e cila erdhi falë sakrificës dhe frymëzimit të atdhetarëve si ai. Ceremonia e rivarrimit do të mbahet me datën 21/08/2021, në ora 12:00, afër Xhamisë në fshatin Pozhar! Amaneti i Heroit po jetësohet, eshtrat e tij do të pushojnë në vendlindje afër djemve dhe vëllezërve!

Fotografia e Bashkim Ramosaj

Kontrolloni gjithashtu

272 studentë vitias përfitues të bursave komunale

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bashkë me drejtoreshën e arsimit Arta Ajeti, kanë …