Nga dita e sotme zyrtarisht fillon fushata pesë ditore për zgjedhjet për kryetarin e komunës së Besianës

Nga dita e sotme zyrtarisht fillon fushata pesë ditore për zgjedhjet për kryetarin e komunës së Besianës

Partitë politike nesër do të nisin edhe zyrtarisht fushatën pesë ditore për të parin e komunës së Besianës. Nexhmi Rudari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Naim Fetahu i Partisë Demokratike të Kosovës janë në garë që të marrin mandatin afatshkurtër deri në zgjedhjet e ardhshme komunale 2021. Javë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata për zgjedhjet lokale në Podujevë të fillojë më 23 nëntor dhe të zgjasë deri më 27 nëntor. Votimet në Besianë mbahen pasi kryetari i kësaj komune Agim Veliu ishte emëruar në postin e ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Kosovës. Zgjedhjet në Besianë ishin paraparë të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të Covid-19 ato janë shtyrë për 29 nëntor kur do të votohet edhe për kryetar të Mitrovicës së Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …