Nga java e ardhshme bizneset mund të regjistrohen në komunën e Junikut

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, ne prani te zyrtareve për regjistrimin e bizneseve ndau certifikatën e parë kompanisë VB. Tofaj SH.P.K, kompani e cila nga sot biznesin e saje e ka te regjistruar në Komunën e Junikut si biznesi i parë i regjistruar në sistemin për regjistrime të bizneseve në Junik. Kryetari Kuçi falënderoj për bashkëpunimin zyrtaret nga agjensioni i regjistrimit të bizneseve, kryetari Kuçi theksoj se ky pavarësim i këtij dikasteri ka rëndësi të veçantë për komunën e Junikut sepse lehtëson procedurën e aplikimit te bizneseve të cilat veprojnë në Junik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …