Kryetari Jashari, panelist në Konferencën Rajonale “Rreziku nga ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë dhe Rajon – Çka tutje?”

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari ishte i ftuar si panelist në Konferencën Rajonale me titull “Rreziku nga ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë dhe Rajon- Çka tutje?, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë. Kryetari Jashari theksoi se kjo dukuri është fare pak e përmendur nga banorët e Skenderajt, Sepse, Skenderaj sot është ndër komunat më të sigurta, më të qeta, dhe meritat i takojnë qytetarëve. Prandaj ky është edhe synimi ynë, që të vazhdojmë të punojmë me të gjitha komunitetet që jetojnë në Skenderaj, për një ambient të qetë e të sigurt. Po ashtu, së bashku me organizata jo qeveritare, prindër dhe nxënës, ne kemi zhvilluar aktivitete të natyrës edukative dhe ndërgjegjësimi, që kanë për qëllim të promovojnë shoqëri të hapur e tolerante, tha mes tjerash kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …