Nga numërimi i mbi 100 kutive të votimit deri me tani në Shqipëri është duke kryesuar Partia Socialiste

Nga numërimi i mbi 100 kutive të votimit deri me tani në Shqipëri është duke kryesuar Partia Socialiste

Procesi i numërimi i fletave të votimit kanë nisur pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Vetëm Durrësi deri më tani nuk ka numëruar asnjë kuti. Deri më tani janë numëruar në të gjithë vendin 108 kuti. Në rang vendi Partia Socialiste ka marrë numrin më të madh të votave me 13821 të tilla. Partia Demokratike ka marrë deri më tani 10477 vota. Në rang vendi, LSI-ja ka shkuar deri më tani deri në 2631 vota. Deri më tani procesi i numërimit ka përfunduar vetëm në bashkinë e Pustecit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …