Gjykata Themelore

Nga viti 2014 e deri tani, rreth 2 000 persona të Kosovës janë përballur me ligjin, për vjedhje të votave

Nga viti 2014 e deri tani  rreth 2 000 votues në Kosovë janë përballur me ligjin, për vjedhje të votave dhe keqpërdorimeve në proceset zgjedhore. Njëzetenjë prej tyre janë dënuar me burg, 42 kanë marrë dënime me gjobë, derisa 1171 persona të tjerë, kanë marrë dënime me kusht. Në Këshillin Gjyqësor të Kosovës  thonë se nuk kanë të dhëna të sakta për zgjedhjet para vitit 2014, sidomos për zgjedhjet e vitit 2010, ku ndodhën vjedhjet më të mëdha të votave që nga mbarim i luftës. Përmes një përgjigje me shkrim për “Radion Evropa e Lirë”, Këshilli  ka sqaruar se çfarë dënime janë shqiptuar deri më tani për personat që kanë vjedhur vota. “Dënimi me i vogël është me tre muaj burgim, kurse dënimi me i madh me 6 muaj burgim. 1800 euro është vlera më e lartë e paguar si gjobë nga të dënuarit, ndërsa gjoba më e vogël është 150 euro”, thuhet në përgjigje.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …