Nga xhamia në qendër të Elbasanit. kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj uroi të gjithë besimtarët islamë me rastin e Fitër Bajramit

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj uroi  besimtarët islamë me rastin e Fitër Bajramit, nga xhamia në qendër të Elbasanit. I shoqëruar nga përfaqësues të Komunitetit Mysliman në Elbasan dhe kryebashkiaku Gledian Llatja, Presidenti Begaj vizitoi Xhaminë e Ballies një ndër objektet më të lashta të qytetit. Xhamia u ndërtua nga Hasan Balliu në vitin 1608 në qendër të qytetit. Në këtë vizitë të parit të shtetit iu dhurua nga imami i xhamisë një Kuran qabeje që i dhurohen personaliteteve botërore. Jam këtu për të uruar të gjithë besimtarët mysliman, gëzuar festën e Fitër Bajramit. Ndodhëm  këtu në këtë xhami të mrekullueshme të qytetit të Elbasanit, e rindërtuar në të njëjtin vend ku në vitin 1608 Hasan Balliu e ndërtoi për herë të parë dhe në vitin 1967 u shkatërrua, por më vonë u rindërtua përsëri në të njëjtin vend”, tha kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …