Ngritja e flamurit të UÇK-së simbolik e Ditës së Çlirimit në Deçan

Aty ku 22 vite me parë ishte ngritur flamuri i UÇK-së pikërisht më 16 qershor 1999 OVL e UÇK-së, Kolonel Abdyl Mushkolaj, bashkë me ushtarët e Batalionit Gardist ,,Shkëlzen Haradinaj’’ veteran e invalid të luftës së UÇK-së, zyrtar komunal, asamblist e qytetar të komunës së Deçanit me ngritjen e flamurit kujtuan edhe sakrificën e atyre që sollën Lirinë! Po në këtë ditë janë bërë homazhe dhe janë vendos kurora me lule tek lapidari i qytetit dhe shtatoret e Heronjve si dhe në Kompleksin e varrezave ,,Dëshmoret e Kombit’’në Gllogjan, ku i pranishëm ishte kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj. Lufta e UÇK-së është vlera më sublime e këtij kombit, Dëshmorët janë ata që i dolën zot këtij vendi andaj kujtimi dhe nderimi për ta do të jetë i përjetshëm.

Fotografia e Komuna e Deçanit

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …