Për Deçanin, 16 qershori shënon fundin e një epoke të errët me shumë vuajtje e tragjedi

Deçani i lashtë me kulla e male të larta përreth, gjithmonë foli shqip. Gjithmonë ishin shqiptarët zot në këto troje, përkundër tentimit të grabitqarëve që dëshironin ta zhbinin qenien tonë. Ne triumfuam. Mbi tetë dekada të okupuar, ne rezistuam dhe kurrë nuk u dorëzuam para terrorit shtetëror, që na rrëmbeu njerëzit më të dashur, për të na dëbuar nga toka që na e dha Zoti. Ishte brezi i UÇK-së, që bëri realitet ëndrrën e atdhetarëve, patriotëve e veprimtarëve. Ishte ky brez i lavdishëm që jetësoi ëndrrën e atyre që u flijuan duke ia falur jetën Atdheut. Përulemi para sakrificës së të rënëve për liri, para guximit të luftëtarëve të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”. Të gjithë ishin të njohur ose të afërm të mi, përfshirë shumë luftëtarë të zot, që e njoha trimërinë e tyre që nga fillet e Luftës Çlirimtare. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj, kanë marrë pjesë në disa nga aktivitetet e kësaj dite të madhe, në Turnirin Ndërkombëtar Muay Thai “Smajl Haradinaj”; homazhe te Lapidarët në qendër të qytetit dhe në Kompleksin Memorial të ZO të Dukagjinit në Gllogjan si dhe në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla” në ekspozitën “n’Rrugë Drejtë Lirisë”.

Fotografia e Ramush Haradinaj

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i ndau mirënjohje znj.Rafete Maliqi për kontributin e dhënë në arsim

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Arta Ajeti, drejtoresh e Arsimit …