Nis fushata e korrje-shirjeve në komunë e Vitisë

Në komunën e Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave të bardha. Ndërsa  nga afër fushatën e korrje-shirjeve e kanë përcjellë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në këtë komunë. Drejtori Pira tha se nga informatat e para të marrë prej fermerëve vitias rendimentet fatkeqësisht nuk janë të kënaqshme, shkaku që ky vit është karakterizuar me një mot me reshje të mëdha të shiut dhe lagështi. Gjithashtu bëhet me dije se çmimi i rekomanduar i korrjes së një hektari grurë është 130 euro por me mundësi që çmimi të negociohet mes fermerëve dhe pronarëve të auto kombajnerëve.

May be an image of 1 person, combine and tractor

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …