Ismet Sylejmani: Jonuz Musliu, një jetë luftë për atdhe

Nis fushata kundër Musliut në Serbi për shkak të “Shqipërisë së Madhe”

Mediet në Serbi kanë nisur një fushatë të egër kundër kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliut, pas deklaratave se Kosova Lindore duhet të jetë pjesë e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës. “Prokuroria duhet të reagojë për deklaratën e Jonuz Musliut që bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës, që është krijim i Shqipërisë së Madhe, nuk do të kishte kuptim pa Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjen”, shkruan “Blici” serb. Sipas bashkëbiseduesve të kësaj gazete, është e papranueshme që një funksionar shtetëror, edhe pse në nivel lokal, ta ndaje vendin në të cilin jeton, transmeton lajmi.net. Avokati Bozho Preleviq, ka theksuar se reagimi i tillë i Musliut është thirrje për reagim të institucioneve përgjegjëse. “Ekziston tërësia territoriale e përcaktuar sipas Kushtetutës dhe ligjit. Ky është provokim i qëllimshëm, që dikush nga organet shtetërore të ndërmarr diçka, kështu që më pas Musliu të bëhet hero. Kështu që hapat e radhës duhet të bëhen me mençuri”, ka thënë Preleviqi, i cili dikur ishte ministër i Policisë. Sipas tij, Jonuz Musliu është njëri nga njerëzit më të përgjegjshëm për trazirat në jug të Serbisë në vitin 2000.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …