Nisin punimet për rrugën kryesore të qytetit në Deçan

Rruga kryesore e qytetit në Deçan brenda 36 muajve do të duket ndryshe, kjo rrugë e cila është arterie kryesore që nis nga vendi i quajtur ,,Ura e Demës’’ përshkon tërë qytetin përgjatë rrugëve ,,Luan Haradinaj” dhe ,,Dëshmorët e Kombit’’ deri tek vendi i quajtur ura e ,,Bajram Hasanve’’ në dalje të qytetit, kanë nisur punimet sot. Në këtë ceremoni të inaugurimit të punimeve i pranishëm ishte kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, deputet, asamblistë dhe qytetar të shumtë. Në ketë ceremoni i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se ky projekt i cili është hartuar 15 vite më parë është domethënës për deçanasit. Në komunën e Deçanit, është duke punuar shumë  në rregullimin e Infrastrukturës, rrugore, shëndetësore dhe arsimore dhe tani  mbetet të investohet vetëm në cilësi të shërbimeve. “Në Deçan këtë vit dhe në vitin e kaluar ka ndodhur një zhvillim i një pjese të infrastrukturës që i kanë dhënë destinimin zhvillimit ekonomik të kësaj komune për pak ditë ne do e shtrojmë llotin e parë që të çon në Bjeshkët e Belegut po ashtu kemi filluar me Infrastrukturën e rrymës në ato bjeshkë. Brenda qershorit përfundon ujësjellësi për te gjitha fshatrat kështu që i kemi të pajisur të gjithë me ujë të pijshëm, jemi duke punuar me shumë përkushtim në kanalizimin e ujerave te zeza për pjesën e mbetur të lokalitetit të komunës së Deçanit që jemi në ditë të mira për ta realizuar këtë projekt”,  tha Ramosaj. Kryeministri i Republikë së Kosovës Ramush Haradinaj, tha  se investimi në infrastrukturën rrugore e kthen Kosovën në hartën ekonomike dhe rrit mundësitë për nxitje të investitorëve të huaj në Kosovë, e krijim të vendeve të reja të punës. Haradinaj tha se kush ka dilema se në Kosovë nuk do ketë zhvillim ekonomik e ka gabim sepse si shtet i kemi thyer të gjitha barrierat dhe kemi mjaftë resurse natyrore e njerëzore. I paralajmërojmë të gjithë i kemi thyer të gjitha këto, të gjitha këto bllokada që janë munduar me na i vendos kanë qenë teori e Serbisë që Kosovën mos luftoni me e bë të pavarur me e nda nga Serbia se vdes urie, mua me kanë thënë diplomatët në 99’tën ju kemi çlirua po si jetoni, çka hani ju edhe sot vazhdojnë me na thënë por mos harroni se nuk jemi të varfër në metër katror për kokë banori rrallë ka popull që është më i bekuar se ai i Kosovës, ne për 20 vite prej zeros kemi filluar, prej deminimit kjo pjesë këtu ka qenë krejt e miniuar iu lus me na prit se do i bashkohemi Evropës, botës euroatlanike”, tha  Haradinaj. Ndërsa  Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, tha se sot qytetarëve të regjionit të Deçanit po i dhurohet një projekt simbolik që do lidhë shumë njerëz dhe rrugë. Lekaj u shpreh se si ministri janë duke punuar për zhvillim të infrastrukturës rrugore nëpër tërë Kosovën, pasi siç tha ai pa infrastrukturë nuk ka zhvillim ekonomik.  “Ky projekt po i dhurohet këtij regjioni, shumë qytetar që ia mësyjnë Pejës, Burimit e shumë qyteteve tjera do jetë një projekt që qytetarët do kenë qasje më të lirë. Ne në tërë Kosovën po zhvillojmë infrastrukturën ka njerëz që ndoshta kanë mendime por iu them se pa zhvillim të infrastrukturës nuk ka zhvillim të shtetit, nuk ka zhvillim ekonomik”, tha ai. Vlera e projektit të nënshkruar është 5.884.040,40 €, bashkëfinancim mes Komunës së Deçanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Punëkryesi i projektit për zgjerimin e rrugës kryesore të qytetit të Deçanit është kompania “Lika Trade” e cila pritet që brenda 36 muajsh ta përfundoj këtë projekt.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë punimet në rregullimin e një rruge në fshatin Tërpezë të komunës së Vitisë

Komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve të ndryshme në mbarë territorin e …