Përkujtohen 16 Dëshmorët e Batalionit ,,Shkëlzen Haradinaj’’

Në 20 vjetorin e rënies të Ushtarëve të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të  Batalionit Gardist ,,Shkëlzen Haradinaj”,  Arton Mehmetaj, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Nuredin Gërvalla, Valiant Ferizi, Perparim Shala, Nimon Musaj, Naim Berisha, Islam Krasniqi, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Metë Krasniqi, Nazmi Gradina, Liman Morina, Hysen Mehmeti, dhe Xhavit Isami, në kompleksin Memoiral ,,Dëshmorët e Kombit’’ dhe në fshatin Kodarli janë bërë homazhe nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Kolonel Abdyl Mushkolaj, deputet të parlamentit të Kosovës, familjarë të dëshmoreve, invalid dhe veteran të UÇK-së, dhe qytetar të shumtë. Kryeministri i Republikë së Kosovës Ramush Haradinaj me këtë rast tha se rënia e këtyre dëshmorëve është ndër ngjarjet më të dhimbshme dhe më krenare të popullit shqiptar. Sipas tij këta të rënë kanë pasur mision të veçantë e fisnik në luftën e Kosovës të cilët i kanë mbrojtur luftëtarët e plagosur.”Sot është një ditë vërtetë e veçantë, pra jo që kujtojmë një numër të madh të luftëtarëve të vrarë por edhe misioni i tyre ka qenë i veçantë bartja e të plagosurve, bartja e bashkëluftëtarëve një mision më i vështirë i mundshëm edhe më fisnik. Batalioni gardist i prirë nga Gjeneral Abdyl Mushkolaj me këtë mision e kanë mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar”, tha Haradinaj. Ndërsa Kolonel Abdyl Mushkolaj tha se Batalioni Gardist ka mbajtur me nderë dhe lavdi emrin e të madhit Heroit të Kombit ,,Shkëlzen Haradinaj’’ gjatë luftës dhe pas sajë, kështu do ta mbajmë gjithmonë me nderë emrin e heroit të kombit Shkëlzen Haradianj dukë quar amanetin e dëshmorëve në vend. Dje ishte nderë i madh që të jemi të rreshtuar pas heroit të Gjallë Komandant Ramush Haradinaj e njëjte është edhe sot që të punojmë për ndërtimin e Shtetit tonë për të cilin ranë edhe dëshmorët që po nderojmë sot. “Sot 20 vite në misionin e tyre të shenjtë për shpëtimin e bashkëluftëtarëve të tyre të plagosur bien pikërisht 16 dëshmorë, andaj në këtë jubile dy dekada më parë, sot 20 vite nderojmë me pietet gjithë këta gardistët të batalionit ,,Shkëlzen Haradinaj”, tha Shkumbin Demaliaj njëherit edhe bashkëluftëtar i këtij Batalioni.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …