Nisma për Kosovën ka arritur marrëveshje me Xhavit Drenorin për balotazh në zgjedhjet e 18 dhjetorit

Nisma për Kosovën ka arritur marrëveshje me Xhavit Drenorin për balotazh në zgjedhjet e 18 dhjetorit

Nisma për Kosovën, përveç me AKR-në, ka arritur marrëveshje edhe me Xhavit Drenorin, për radhën  e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Drenasit, që do të mbahen më 18 dhjetor. Sipas kësaj marrëveshjeje, Drenori do ta mbështet kandidatin e Nismës, Isa Xhemajlaj, për kryetar të Drenasit. Në këtë marrëveshje specifikohen edhe kushtet e Drenorit për bashkëpunim me Nismën. Në garën për kryetar të Drenasit janë Ramiz Lladrovci nga PDK-ja dhe Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën. Kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, në raundin e parë të zgjedhjeve në Drenas kishte marrë mbi 12 për qind të votave.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 35 orë përgjime ndaj Thaçit në Hagë, mbrojtja akuzon Prokurorinë për ngarkesë dhe ndryshim përkthimesh

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë, …