Kryekuvendari Veseli: Kosova dhe Franca janë aleatë në luftën kundër së keqes

Kryekuvendari Veseli: Kosova dhe Franca janë aleatë në luftën kundër së keqes

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Francë, ka nderuar viktimat e sulmit terrorit të Parisit të vitit 2015. Veseli ka deklaruar së Kosova dhe Franca janë aleatë në luftën kundër së keqes. “Te memoriali pranë Teatrit Bataclan, për t’i nderuar viktimat e sulmit terrorist që përgjakën Parisin dhe tronditën botën në nëntorin e vitit 2015. Populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Francës. Ne ndajmë vlerat e njëjta dhe jemi aleatë në luftën kundër së keqes”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Salih Mustafa

Gjykata speciale hedh poshtë ankesën e Salih Mustafës për shkelje të Kushtetutës në dënimin me 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë ankesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i …